E ardhmja e Zinedine Zidane te Real Madrid është vënë në dyshim të madh pas eliminimit nga Champions Legaue, teksa La Liga nuk është në dorë të tyre, megjithëse janë në garë.
a
Ditën e djeshme në Itali bëri bujë lajmi se Massimiliano Allegri a refuzuar Juventusin për t’u bashkuar me Real Madrid, me Perez që e ka kërkuar edhe më parë trajnerin italian kur ishte te Juventusi.

Sot, e përditshmja AS, medie pranë klubit madrilen, pretendon se ky lajm nuk është i vërtetë dhe se Florentino Perez është i prirur t’i besojë Zidane edhe në sezonin e ardhshëm.

Francezi dje u shpreh i paqartë për të ardhmen e tij dhe nuk dha asnjë indicie. Nga ana tjetër e njëjta medie raporton se Allegri është pranë një tjetër klubi të madh, pa bërë të ditur emrin.