Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ditën e sotme dha lajmin për shpalljen “non grata” të Sali Berishës dhe familjes së tij.
Mirëpo ky moment e ka zënë disi “ngusht” ish-deputeten e PD, Oriola Pampuri, e cila ndodhej në studion e “Fax news”.
Gazetarja e ka pyetur Pampurin për këtë lajm, por ajo s’ka preferuar të përgjigjet, teksa ka thënë se Berisha ka qenë një lider historik.
“Kjo është një deklraratë e sapodalë, kështu që nuk më takon t’a komentoj në këtë moment. Zoti Berisha ka qenë një lider historik i së djathtës, ai ka bërë reforma sociale të suksesshme, duke realizuar liberalizimin e vizave, duke e bërë Shqipërinë pjesë të NATO-s. Kështu që për këtë nuk kam asnjë koment,çfarë kisha për të thënë e thashë”, tha Pampuri ndër të tjera.