“Faleminderit Maestro, ishte një nder që u trajnova nga ju”. Me këto fjalë në një “story” në Instagram, Cristiano Ronaldo përshëndet Andrea Pirlon, i cili u shkarkua dje si trajner i Juventusit. Ylli portugez, sikurse dihet, është kthyer në shtëpinë e re 7.5 milionëshe, që ka ndërtuar në Lisbonë. Atje ka nisur edhe grumbullimin me kombëtaren luzitane për Kampionatin Europian. Lidhur me këtë angazhim, ylli portugez ka shkruar në rrjetet sociale: “I gëzuar që jam përsëri në shtëpi”.

CR7 ka zhvilluar seancat e tij të para stërvitore me Portugalinë, në funksion të Europianit. 36-vjeçari i Juventusit, bashkë me luzitanët e tjerë, do të paraqiten në këtë kompeticion si kampionët e kontinentit në fuqi, pas suksesit në “Francë 2016”.