Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetet sociale një foto me dr. Irenën e cila prej 27 vitesh punon si mjeke pediatre.
Manastirliu shprehet se asaj po i plotësohet një ëndërr nga ndërtimi i Pediatrisë së Elbasanit.
“Me dr. Irenën, prej 27 vitesh në shërbim të fëmijëve, që sot, siç thotë ajo, po i realizohet një ëndërr ndërtimi i Pediatrisë së re të Elbasanit”, shkruan ministrja krah fotos.