Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në Facebook ka ndarë pamjet nga një ndërhyrje delikate kryer në Spitlain Universitar të Traumës.

“Një ndërhyrje delikate me laparoskopi, e shkallës së lartë të vështirësisë është realizuar me sukses nga ekipi i talentuar i mjekëve kirurgë në Spitalin Universitar të #Traumës, ku çdo ditë e më tepër po realizohen operacione madhore, me metoda të avancuara ✅

?? ekipit ?‍⚕️?‍⚕️ dr.Dritan Çela, dr.Valmira Abilaliaj, dr.Dritan Muzha.
#KrenarePërMjekët
#ShëndetësiaQëDuam”, shkruan Manastriliu.

Sipas mjeku Dritan Çela, kjo ndërhyrje delikate kryehet për herë të parë në Spitalin e Traumës dhe ka shkruar me sukses.

“Ndërhyrjet laparoskopike kanë favor për rehabilitim të shpejtë, rikuperimi në kohë dhe kohët e fundit kemi filluar të zhvillojmë edhe kirurgjitë e madhe laparoscopike, gjatë muajve të fundit kemi bërë kancera të kolarit, stomakut dhe ky rast qe ishte një hernie e madhe diaframgamle e cila u korigjua nëpërmjet ndërhyrjes laparoscopike duke vendosur edhe mesh gjatë intervention është nje rast që është bërë për herë të parë në klinikën tonë”, shprehet Dritan Çela.