Minsitrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se vaksinimi masiv anti COVID, po jep shumë efekt në vend. Manastriliu tha se vendi ynë ka dalë nga zona e kuqe, nga zona e rrizikut për COVID -19.

‘Mbi 746 mijë vaksina kanë mbërritur deri më sot në vendin tonë më shumë se 572 mijë tashmë janë kryer. Nga të cila 136 mijë qytetarë janë vaksinuar më dy doza. Sasia e vaksinave e të kontraktuara është mbi 2 mln e 390 mijë vaksina të cilat po vijojnë të vijnë sipas kalendarit të lëvrimit. Kemi mbërritur në vaksinimin e grupsmoshës mbi 60 vjeç. Mbi 400 mijë të moshura janë vaksinuar. Janë vaksinuar mbi 5000 punonjë të fabrikave material përpunuese. Mbi 3500 punonjës të opretaorëve turistik dhe ka filluar vaksinimi me dozën e dytë të 12 mijë punonjësve të policisë.

Shqipëria sot radhitet ndër vendet me ritëm shumë të mirë të vaksinimit. Jemi në të njëjtin ritëm si mesatarja e vendeve të BE. Vaksinimi vijon me intensitet të lartë, në të gjithë vendin. Vendi ynë ka dalë nga zona e kuqe, nga zona e rriskut për covid-19. Kemi incidencë të ulët. Kemi rënie të pozitivitetit dhe dje kemi shënuar një rënie të shtrimeve në spital. Tashmë mund të shohim edhe efektet e para të vaksinimit. Jemi të vendosur që të intensifikojmë vaksinimin masiv.’- tha Manstirliu.