Roberto Mancini ia ka dalë të transformojë për mirë kombëtaren e Italisë. Katër herë kampionët e botës prekën fundin në vitin 2018, duke mos u kualifikuar në Botërorin e Rusisë. 56-vjeçari mori drejtimin e Italisë tre vite më parë.
Skuadra ka ndryshuar, tani përbëhet nga shumë lojtarë të rinj e të talentuar, teksa po luan edhe një futboll tërheqës dhe rezultativ. Edhe pse rivaliteti është shumë i madh, Mancini ka theksuar disa herë që djemtë e tij do të synojnë fitimin e Euro 2022.
Drejtuesit e FIGC janë të kënaqur me punën e teknikut dhe do i ofrojnë rinovimin së shpejti. Kontrata e re do të zgjasë deri në vitin 2026, teksa Mancinit do t’i dyfishohet edhe rroga. Një vlerësim i madh për punën fantastike që po bën në stolin e kombëtares së kaltër.