Kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” 60 mijë doza të vaksinës kineze Sinovac, për të vijuar me vaksinimin masiv. Në Favebook, kryeministri bën me dije se po ashtu, të hënë prite të vijnë edhe doza të tjera nga vaksina Pfizer.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Sapo kanë mbërritur edhe 60 MIJË doza të vaksinës Sinovac, teksa presim të hënën sërish doza të tjera të vaksinës Pfizer, për të vazhduar pa u ndalur me planin tonë të vaksinimit masiv, për një sezon turistik, përtej pandemisë”, thotë Rama.