Mbërrijnë në Kosovë 3,510 vaksina Pfizer. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.
Në një përgjigje për Telegrafin, nga Ministria e Shëndetësisë kanë shpjeguar se ky kontingjent është pjesë e asistencës së Bashkimit Evropian për Kosovën në sigurim të vaksinave.
“Divizioni i Komunikimit me Publikun ju konfirmon se Ministria e Shëndetësisë ka pranuar mbrëmë kontigjentin e radhës prej 3510 vaksinave të Pfizer, pjesë e asistencës së BE-së për Kosovën në sigurimin e vaksinave kundër COVID-19”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri të hënën vaksinën antiCOVID e kanë marrë 46.097 qytetarë.