Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) kreu 1526 inspektime për garantimin e mallrave të sigurta në treg gjatë vitit 2020.
Sipas raportit të publikuar, për sigurinë e produkteve janë kryer 38 inspektime në lidhje me sigurinë e makinerive, 412 inspektime për sigurinë e ashensorëve dhe janë marrë 281 masa administrative, si dhe 49 inspektime për sigurinë e lodrave dhe janë marrë 15 masa administrative.
Po ashtu ISHMT kreu 27 inspektime për detergjentët, 19 inspektime për tekstil/këpucë dhe janë marrë 3 masa administrative, 21 inspektime për mbrojtjen konsumatore dhe janë marrë 2 masa administrative, 21 inspektime për sigurinë e përgjithshme, 70 inspektime për sigurinë e produkteve elektrike dhe janë marrë 15 masa administrative, janë bllokuar 28 produkte (2000 njësi në total).
ISHMT kreu edhe 328 inspektime për produktet e parapaketuara dhe është marrë një masë administrative, 145 inspektime për instrumentet matëse dhe janë marrë 3 masa administrative.
Për mbrojtjen e të drejtave të Pronësisë Intelektuale ISHMT bën të ditur se kreu 384 inspektime për respektimin e të drejtave të autorit nga të cilat 28 janë përmbyllur me masa administrative, 12 inspektime për respektimin e të drejtave mbi markat tregtare nga të cilat janë vendosur 8 masa administrative.