I hapet rruga për herë të dytë shkarkimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta. Komisioni Hetimor që do të shqyrtojë kërkesën e 49 deputetëve të mazhorancës është miratuar me 98 deputetëve, 5 kundër dhe abstenim 2 deputetë. Kuvendi miratoi gjithashtu edhe përbërjen e Komisionit Hetimor, me kryetar Alket Hysenin dhe nënkryetar Myslim Murrizin.
Seanca e sotme u shoqërua me fjalime shumë të forta për çështjen e shkarkimit të Presidentit Meta. Për kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kjo nismë është një detyrim moral dhe kushtetues për mazhorancën. Balla tha se me këtë nismë synohet t’i hiqet turp i madh Shqipërisë me këtë President. Duke nënvizuar se kurrë institucioni i Presidentit nuk është përdhunuar në mënyrë kaq banale së Meta, Balla kishte edhe një thirrje që shkon edhe për Lulzim Bashën. “Tashmë PD ka në këtë sallë deputetët që garuan në listat e saj më 25 prill. Do ishte në nderin e tyre të na bashkoheshin në këtë nismë”, tha Balla.