Spitali Rajonal Memorial i Fierit, ka hapur sot dyert në shërbim të qytetarëve, lajmin e ka bërë të ditur edhe ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ministrja ka postuar disa foto me qytetarë të cilët po marrin shërbim nga spitali i ri.
“Spitali Memorial i Fierit ka hapur sot dyert për pacientët e parë, sipas sistemit të referimit, nëpërmjet 127 Shumë suksesi ekipit të përbashkët shqiptaro-turk, që çelën sot fazën e parë të shërbimeve për qytetarët. #MëEMiraËshtëPërpara”, shkruan ministrja Manastirliu.