E di çfarë të shkakton më shumë ankth sipas shenjës tënde zodiakale? Si mund ta përballosh?

Dashi-Të jep ankth momenti kur ke shumë gjëra për të bërë, kur ndihesh i stresuar për të gjitha impenjimet që duhet të përballosh. Bëj ndonjë pushim herë pas here.

Demi-Frika se mos humb atë që ke; kjo të shkakton më shumë ankth. Problemet zgjidhen dhe gjërat funksionojnë gjithmonë, mësoni ta pranoni dhe përballoni më mirë çdo situatë negative.

Binjakët-Gjëja që të shkakton më shumë ankth është se mos nuk vlerësohesh sa duhet nga personat që të rrethojnë, sidomos nga ata që ke më shumë përzemër.

Gaforrja-Ankthi ju torturon kur ndiheni të pasigurt për diçka, për një situatë ose person. Keni vazhdimisht nevojë për siguri në jetët tuaja.

Luani-Sa herë që nuk keni nën kontroll një situatë, mbusheni plot ankth

Virgjëresha-Mendoni shumë dhe ashtu si Luani ndjeni shumë ankth kur nuk keni nën kontroll një situatë. Besoni më shumë tek vetja juaj.

Peshorja-Ju pëlqenë gjërat e drejta, çdo gjë që e konsideroni padrejtësi ju vendos nën stres. Tentoni të mendoni shumë për avantazhet dhe disavantazhet e situatave në vend që të reagoni.

Akrepi-Të mos pasurit mjaftueshëm privatësi ose qetësi ju jep ankth. Keni nevojë për hapësirën tuaj dhe nuk ju pëlqen kur të tjerët s’e respektojnë.

Shigjetari-Ju kap ankthi kur dikush nuk ju respekton dhe gjykon gjërat që bëni ju. Nuk ju pëlqen të ndiheni të gjykuar dhe të marrë në pyetje.

Bricjapi-Jeni rrënjët e ankthit tuaj. Tentoni të ushtroni shumë presion tek vetja, keni shumë objektiva për të arritur dhe mendoni se nuk bëni kurrë mjaftueshëm. Duajeni më shumë veten.

Ujori-Gjëja që ju shkakton më shumë ankth është kur shihni se gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur ose të paktën siç e prisnit.

Peshqit-Nuk ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes dhe kjo është ajo që ju jep më shumë ankth. Ju zë paniku nëse dikush pushton hapësirën tuaj personale.