Kancelarja gjermane, Angela Merkel dënon vendosmërisht sulmet ndaj Izraelit, deklaroi zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.
“Sulmet terroriste po kryen në mënyrë arbitrare për të përhapur frikë dhe kjo nuk gjen justifikim”, deklaroi ai në një konferencë shtypi në Berlin duke bërë thirrje edhe për një çtensionim të situatës.
“Këto sulme duhet të përfundojnë menjëherë”, shtoi ai.
“Gjermania njeh të drejtën e vetëmbrojtjes të Izraelit”, përsëriti ai.