Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka komentuar refuzimin nga ana e kreut të Shtetit Ilir Meta për të mos qenë i pranishëm në seancën e sotme dëgjimore.
” Nuk e di se çfarë axhende më të rëndësishme ka Meta sesa kërkesa e 49 deputetëve që kërkojnë shkarkimin e presidentit dhe lidhur me kohën unë dua të bëj me dije se Presidenti i Republikës është vënë në dijeni menjëherë nga kryetari i Kuvendit. Gjithsesi Komisioni i Ligjeve në zbatim të detyrimeve ia garantoi mundësinë që të shprehej, Meta ka vlerësuar si kohë të pamjaftueshme. Meta të shprehet në Komisionit në rast se Kuvendi do e ngre këtë Komision. Ka mundësinë dhe kohën e nevojshme për të dhënë sqarimet e duhura para deputetëve të Komisionit hetimor, nëse nesër Kuvendi do votojë për ngritjen e këtij Komisioni”, tha Manja.