Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në Ditën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara nderon të efektivat që kanë shërbyer dhe shërbejnë në misione ndërkombëtare.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara ne nderojmë të gjithë burrat dhe gratë që rrezikojnë jetën e tyre për të sjellë paqe dhe stabilitet në popullsitë që vuajnë nga lufta dhe konfliktet. Nderim sakrificës së tyre”, shprehet Xhaçka.
Xhaça ka publikuar edhe foto të Efektivat e Forcave të Armatosura, të cilat kanë shërbyer e po shërbejnë prej vitit 2019 në misionin paqeruajtës të OKB në Sudanin e Jugut.