Komisioni Europian paditi AstraZenecan për uljen drastike të dërgesave në BE, duke e akuzuar prodhuesin britanik-suedez të vaksinave për mos respektimin e marrëveshjeve.

Vonesat masive në shpërndarjen e dozave e shtynë Komisionin e BE te akuzoje AstraZeneca për një “shkelje të dukshme” të detyrimeve kontraktuale. Kompania britanike-suedeze” nuk përdori të gjitha instrumentet në dispozicion të saj” për t’i dhënë BE-së në kohë sasitë e kontraktuara, deklaroi në Bruksel avokati Rafael Jeffareli, i cili e përfaqëson Komisionin e BE dhe vendet anëtare.

Në vend të kësaj, kompania “ka dërguar 50 milionë doza në vende të treta”.Bashkimi Evropian ka kontraktuar vitin e kaluar një kërkesë prej 300 milionë vaksina të AstraZeneca. Në vend të 120 milionë vaksinave sa ishte planifikuar të marrë në tremujorin e parë të këtij viti, kompania i ka dërguar BE-së vetëm 30 milionë. AstraZeneca pohon se ka pasur probleme në fillim të prodhimit.

Por AstraZeneca nuk e ka realizuar marrëveshjen e kontraktuar as në tremujorin e dytë të këtij viti, sepse ka vënë në dispozicion vetëm 70 në vend të 180 milionë dozave sa parashikon kontrata. Vonesat në dërgimin e sasive të kontraktuara e dëmtuan rëndë fushatën e vaksinimit të BE. Brukseli u zemërua sidomos për shkak se AstraZeneca ka dërguar në Britani të Madhe të gjitha sasitë e kontraktuara, ndërsa në BE jo.