Pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA, Sali Berisha u paraqit sot para gazetarëve për t’i hapur luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por duke lënë pa sqaruar gjërat më të rëndësishme.
Pyetjes së gazetarëve se kush do ta paguajë dhe sa kushton avokati francez Jean-yves le Borgne i cili do të përfaqësojë Berishën në Paris, ai iu shmang dy herë duke mos u përgjigjur.
Nga një kërkim i thjeshtë në Google rezulton se ky avokat është ndër më të kërkuarit në Evropë, me klientë nga më të rëndësishmit, duke filluar nga krerë shtetesh si diktatori tunizian Ben Ali apo Presidenti francez Chirak e deri të avokat i pronarit të firmës gjigante botërore si Nissan,Carlos Ghosn.
Në mediat franceze avokati Jean-Yves Le Borgne, cilësohet si avokati i personaliteteve, dhe madje nuk arrin që t’i numërojë klientët e tij të fuqishëm që ka mbrojtur në gjykatë. I diplomuar për filozofi, Jean-Yves Le Borgne ka një karrierë të gjatë në fushën juridike dhe aktualisht është kryetar i Urdhrit të Avokatit në Francë.
Pra imagjinojeni vetë se sa i shtrenjtë duhet të jetë ky avokat! Duke mos bere transparencë pikërisht mbi aspektet financiare Berisha duket se konfirmon edhe një herë akuzat për korrupsioni të paraqitura nga Departamenti i Shtetit.