Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, ka thënë se dëshiron të luajë përkrah Cristiano Ronaldos, e ardhmja e të cilit në Juventus është e pasigurt.
Deklaratat e Neymarit për Ronaldon vijnë pak kohë pasi ai kishte bërë përpjekje të ribashkohej me Lionel Messin në Barcelonë, para se të nënshkruante marrëveshje të re me PSG-në deri në vitin 2025.
Por nuk është çudi ta shohësh brazilianin duke ndërruar pikëpamje shpesh.
E ardhmja e Ronaldos në Juventus është e pasigurt, pasi klubi torineze rrezikon seriozisht të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm. “Dua të luaj me Cristiano Ronaldon. Unë tashmë kam luajtur me lojtarë të mëdhenj si Messi dhe Kylian Mbappe, por nuk kam luajtur me Cristianon akoma”, tha Neymar për GQ France.
Ky nuk është synimi i vetëm i tij, megjithatë. Ylli i PSG-së dëshiron ta fitojë Kupën e Botës me Brazilin vitin e ardhshëm.
“Dua ta fitoj Kupën e Botës. Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime më e madhe, por dua të fitoj gjithçka edhe me PSG-në”, shtoi ai.