Fundi i telenovelës, të paktën për “L’Equipe”. Sipas të përditshmes franceze, nënshkrimi i shumëpritur i rinovimit dhe njoftimi zyrtar i zgjatjes edhe për 4 vite të tjera të marrëveshjes midis Neymar dhe PSG do të mbërrijë brenda ditës.
Asnjë kthim të brazilianit te Barça, pra, por vazhdimësi në Paris për sulmuesin, i cili ditët e fundit ka përsëritur se është i lumtur në Francë dhe se ka kapërcyer çdo vështirësi të ambientimit, duke lënë mënjanë nostalgjinë për vitet e tij në Katalonja.
Sidoqoftë, mbetet të shkruhet e ardhmja e Kylian Mbappé, kontrata e të cilit skadon më 2022, por negociatat për rinovimin e kampionit të botës janë bllokuar. Ekziston një mundësi reale që ai të largohet nga Parisi për të kaluar te Real Madridi.