Humbja në zgjedhjet e 25 prillit po pasohet me dorëheqje në PD. Pas kërkesës publike të qindra drejtuesve dhe militantëve drejtuar Lulzim Bashës, duket se ka pasur reagime në nivelet e larta drejtuese të PD.

Burime zyrtare i thanë CNA.al se sekretari organizativ Sahit Dollapi, ka paraqitur dorëheqjen një javë më parë

Dorëheqja e Dollapit ka ardhur menjeherë pas humbjes, por gjithçka është mbajtur sekrete që gjithçka të shtyhej deri në rizgjedhjet e kryetarit dhe për të mos humbur vëmendjen nga denoncimi formal dhe justifikimi për disfatën elektorale.

Dorëheqja e Dollapit është pasuar me atë të sekretarit të burimeve njerëzore Ervin Minarolli.

Të dy sekretarët morën detyrat 4 vite më parë pasi Lulzim Basha u rizgjodh kryetar me një proces të kontestuar brenda PD-së.

Burime zyrtare theksuan gjithashtu se dorëheqje kanë dhënë edhe disa drejtues lokalë të PD, por edhe atyre ju është kërkuar të qëndrojnë në detyre deri sa të përfundojnë denoncimet por edhe rizgjedhja e kryetarit të PD.

Lulzim Basha duket se është në një hall edhe më të madh nga sa parashikohej, kur ai vetë s’po jep dorëheqjen dhe të njohë humbjen, këtë po e bëjnë aleatët dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë të cilët po japin një mesazh të qartë që dështimi ka një emër, Basha.

Pas këtij lajmi pritet që zyra e shtypit në PD të përgënjeshtrojë me justifikimin se janë fakenews të orkestruara nga Rama për të fshehur të vërtetën.

Në fakt fakenews i vetëm është që Basha ka fituar zgjedhjet dhe që askush nuk po dorëhiqet. /cna.al