Në kujtim të 56 mjekëve që humbën jetën në betejën kundër Covid-19, tek Parku i Liqeni janë mbjellë 56 selvi. Kjo hapësirë do të jetë një oaz reflektimi për familjet e këtyre mjekëve.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në Facebook falenderon të rinjtë e Këshillit mjdisor të Tiran për idenë dhe miqtë nga Dhoma e Zejtarisë për mbështetjen. “Një kënd të kujtesës për të mos harruar”, shkruan ndër të tjera kryebashkiaku në postimin e tij.