Sytë e Chelsea janë drejtuar nga Romelu Lukaku. Në verë, klubi i ri kampion europian, siç raportohet nga ‘The Guardian’, synon maksimumi tri nënshkrime dhe ka si qëllim kryesor të forcojë sulmin, për të provuar titullin e Premier League sezonin e ardhshëm. Interi, i cili do të zyrtarizojë Simone Inzaghi këtë javë si trajner, nuk dëshiron ta lërë sulmuesin belg të largohet dhe do të përpiqet të mbledhë fonde nga shitjet e mundshme (po aq të dhimbshme) të Hakimi (PSG) dhe Lautaro Martinez.

Sidoqoftë, blutë e Londrës kanë fuqinë ekonomike për ta joshur Interin, veçanërisht në dritën e largimeve të mundshme të Abraham, Tomori, Barkley, Emerson dhe Loftus-Cheek. Tuchel, i cili pas finales kundër Manchester City kishte një bisedë me presidentin Abramovich, do të dëshironte të kompensonte mungesën e nuhatjes për golin, të treguar këtë sezon nga Timo Werner. Emri tjetër në tryezë është Harry Kane, por Tottenham nuk ka gjasa të bëjë biznes me Chelsea. Pista që çon te Haaland është gjithashtu e komplikuar, pasi Dortmund do të preferonte të shiste Sancho, por jo ‘makinën’ e tij të golave.