Hapësira e liqenit të Marinës në Belsh është kthyer në një zonë turistike. Ajo është mjaft e frekuentuar nga vizitorët pas investimit dhe ndërtimit të shtëpive prej druri.
Me disa pamje fantastike pranë kësaj pike turistike te liqeni i Marinës, kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjes.
Ndërsa ka shpërndarë fotot, Rama thekson se kjo është pjesë e zinxhirit të qendrave të reja të turizmit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
“MIRËMËNGJES DHE ME KËTË PAMJE TË QENDRËS SË RE TURISTIKE PRANË LIQENIT TË MARINËS NË BELSH, PJESË E ZINXHIRIT TË QENDRAVE TË REJA TË TURIZMIT TË FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT, JU UROJ NJË TË DIEL TË QETË”, SHKRUAN RAMA.