Në ditën e fundit të Mevlanit në programin Për’Puthen, Antonela është prekur nga klipi me kujtimet e tij ku nuk mungojnë puthjet, përqafimet dhe bisedat që kanë pasur në takimet e tyre.
Ajo nuk ka arritur të përmbajë lotët dhe mesazhi i fundit që kishte për Mevlanin e nevrikosi atë, i cili i tha se fjala e Antonelës nuk ka vlerë dhe po kërkon vëmendje me këtë që po bën.
Antonela: Ia kam thënë të gjitha. I kërkoj të kthejë buzëqeshjen që ka pasur fillim dhe nuk e ka sot e të mos e gënjejë veten me gjëra të kota që të mos dalë mirë në publik. E njoh tepër mirë dhe nuk po bën shumë mirë që ia hedh të gjitha fajet Ledjanës se ka shumë faje dhe ai. Keni mbuluar njëri-tjetrin gjithmonë, kështu që nuk ke pse ta lësh në baltë.
Mevlani: Çfarë do të thuash? Unë nuk lë në baltë askënd. Do vëmendje? Fjala jote nuk ka vlerë në këtë moment. Sa të thuash të këqijat, fol ndonjë gjë në mirë. E dinë shumë mirë të gjithë çfarë tipi jam unë.