SHMU ka dhënë parashikimin e motit për javën që vjen: “Për javën që presim përpara vendi ynë futet në stinën e verës por duket se moti ende vijon të jetë relativisht i paqëndrueshëm, – njofton SHMU.
“Për ditën e nesërme, e hënë moti parashikohet fillimisht me diell por nga orët e mesditës deri ato të pasdites ka shtim vranësirash mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të intensitet të ulët por lokalisht reshjet do të jenë me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkareksa elektrike dhe breshër.
Po njësoj edhe dita e martë e cila parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme. Por, ndryshe nga e hëna reshjet do të jenë me intensitet të ulët në formë pikash dhe vetëm lokalisht në male në formë shtrëngatash afatshkurtra.
Duke nisur nga dita e mërkurë deri ditën e premte mbi territor fillon qarkullimi i masave ajrore të qëndrueshme.
Moti do të jetë kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare në orët e mesditës. Gjithashtu gjatë këtyre ditëve nis dhe rrtija graduale e temperaturave.”