Gjykata Kushtetuese ka nisur seancën me kërkesë të kryeministrit Edi Rama për mos-dekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, dy vite më parë nga Presidenti Meta.
Objekti i kësaj seance plenare është zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit. Rama kërkon interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave.
Në këtë mbledhje përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Elira Koka, ka deklarua se presidenti Meta refuzoi dekretimin jashtë çdolloj kompetence duke cënuar kështu parimet e parlamentarizmit. Për Kokonën, Meta nuk kishte tagër për të refuzuar dekretimin e Cakajt dhe Ramës.
“Ilir Meta e refuzoi dekretimin e Gent Cakaj, si minister I Jashtem, duke arsyetuar se ka mungese pervoje. Pas kësaj, Rama ka kërkuar të dekretohet vetë si MJ. Në 18.01.2019 është dekretuar nga Meta si Ministër i Jashtëm.
Presidentit refuzoi dekretimin jashtë cdo lloj kompetence, jashtë çdo kompetence që i jep Kushtetuta dhe cënoi rëndë parimet e parlamentarizmit. Kërkesa ka si qëllim rregullimin e mosmarrëveshjes së krijuar në rastin konkret.
Presidenti ka tagër kushtetues për të bërë vleresim të emrit që propozohet për Ministër, por as tagër për të refuzuar dekretimin.Të drejtën për të vlerësuar kandidatin e ka vetëm Kuvendi dhe nuk mund t’a ketë Presidenti. Presidenti ka rol formal dhe solemn.
Kryerja e verifikimeve për një afat 10 ditor dhe dhënia e një mendimi për kandidatin, janë atribute që i përkasin Kuvendit, por Presidenti i mori këto atribute duke penguar Kuvendin. Ilir Meta i lejoi vetes të shprehet përmes një shkrese duke vepruar në një formë tjetër që parashikon kushtetuta, sikurse është dekreti.
Ekziston një konflikt midis këtyre pushteteve. I shkaktuar me sjellje të qarta të të dyja palëve. Ku presidenti refuzon, kryen verifikime, të cilat nuk janë në kompetencë të tij.
Çështja është aktuale dhe si e tillë duhet shqyrtuar. Mendoj se jemi në kushtet e një mosmarrëveshje aktuale. Kryeministri nuk pranoi refuzimin, por propozoi veten, për të zgjidhur situatën e krijuar, pasi presidenti nuk la asnjë hapësirë tjetër”, tha ajo