Dita e mirë shihet në mëngjes ndaj dhe këshillat e gjysheve lidhen më së shumti me orët e para të mëngjesit. Mund ta nisni ditën me një lugë mjaltë, të pini një lugë vaj ulliri ose një gotë ujë me limon, por ajo çfarë duhet të bëni në të vërtetë është të veproni sipas nevojave të organizmit pasi sado të vlefshme të jenë këshillat e gjysheve, nuk mund t’i zbatoni të gjitha njëherësh. Më poshtë do të lexoni përfitimet shëndetësore dhe dobitë e vajit të ullirit nëse do të pini 1 lugë çaji çdo mëngjes:
Zemra juaj do të jetë më e shëndetshme.
Për shkak të polipenolit dhe yndyrnave të shëndetshme që përmban, vaji i ullirit normalizon nivelet e kolesterolit e sheqerit në gjak.
Vaji i ullirit mundëson djegien e yndyrës trupore në mënyrë më të shpejtë.
Vaji i ullirit përmban antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë sistemin imunitar nga infeksionet.
Vaji i ullirit redukton rrezikun e shfaqjes së kancerit dhe sëmundjeve të tjera kronike e mendore.
Mban presionin e gjakut nën kontroll. dhe trajton problemet me aparatin tretës.