Vaksina anti-Covid në pilula mund të bëhet së shpejti realitet. Këtë konfirmoi për median italiane imunologu amerikan Anthony Fauci sipas te cilit po punohet me kompanine Pfizer për diçka të tillë.
“Unë nuk mendoj se mund ta eliminojmë Covid, por ne mund ta kontrollojmë atë. Do të duhet të vazhdojmë të vaksinojmë me përforcues çdo vit ose çdo 6 muaj. Por ne mund ta ndalojmë këtë pandemi”, siguroi eksperti.
Sipas Faucit, pavarësisht se bota po kalon një periudhë çlirimi për momentin, kjo ka edhe rrezikun në vetvete nëse ulet vigjilenca që mund të rikthejë një valë tjetër të sëmundjes.