Mjeku i njohur Pëllumb Pipero tha në Breaking në Top News se brenda majit vendi ynë do të arrijë në një 1 milion të vaksinuar. Pipero tha se me ketë ritëm do kemi një nivel të lartë imunizimi.
“Besoj që vaksinimi në Shqipëri po jep efekt. Po luan rol të rëndësishëm në imunizimin e popullatës, ka rënë numri i personave të infektuar. Numri i personave që shtrohen në spitale ka rënë ndjeshëm. Edhe numri i humbjeve të jetës ka rënë. Por gjithsesi, ne kemi ende pacientë të shtruar në spital, edhe në forma të rënda. Ende përballemi me virusin dhe pasojat e tij. Situata aktualisht është e përmirësuar dhe nën kontroll. Vaksinimi i popullatës po luan një rol të rëndësishëm.
Aktualisht kemi mbi 500 mijë të infektuar. Nëse vaksionojmë 20 mijë persona në ditë, brenda majit do të kemi rreth 1 milion të vaksinuar. “, deklaroi Pipero.