Deputetët e mazhorancës kanë akuzuar presidentin Ilir Meta, duke thënë se ky i fundit synon q ëtë nxjerrë jashtë afateve punën e Kuvendit për shkarkimin e tij.

“Nëse e ngremë komisionin para datës 9 maj, veprimtaria do shtrihet deri në datën 9 Korrik është sërish në përputhje me Kushtetutën. Meta për t’u dëgjuar në datën 10 është kërkesë opozitare, prandaj Meta kërkon në datën 10 se është jashtë afateve. Duhet të jetë i dënueshëm dhe është në vijim të kësaj sjellje, duke anashkaluar, nënvlerësuar Kuvendin e Shqipërisë. Jemi në përputhje me ligjin”, tha Hyseni.

“Metës jo se nuk i ka mjaftuar Koha, por ai duke kërkuar datën 10 maj, ka kërkuar që kërkesën e deputetëve ta nxjerrë jashtë afatit, Pra presidenti ka tentuar që të pengojë qëllimisht punën e Komisionit të Ligjeve”, tha Manja.