Situata e pandemisë së COVID-19 në vendin tonë paraqitet e stabilizuar. Pritet që me uljen e rasteve të reja të ketë edhe një ndryshim të orës policore në vendin tonë.

Sipas burimeve të TCH, Komiteti Teknik do të marrë masat për lehtësimin e masave anti Covid, duke bërë që ora policore të shkurtohet, duke e vendosur nga ora 24:00-05:00.
Kjo pritet të vendoset në mbledhjen e javës së Komitetit Teknik, që është parashikuar të jetë martën. Por në ndryshimet që pritet të zyrtarizohen javës që vjen parashikohet që të ketë lehtësia edhe për grumbullimet, si dhe aktivitetet kulturore.
Ndërsa mësohet se Komiteti është duke vlerësuar vendimin për mbajtjen e maskës në ambientet publike ose jo. Edhe pse duhet të theksuar se shumë shqiptarë po e neglizhojnë mbajtjen e maskës.
Prej disa muajsh mbajtja e maskës në ambientet jashtë ka qenë e detyrueshme, ndërsa liria e lëvizjes është aktualisht nga ora 22:00 deri në orën 6:00. Pas kësaj ore qarkullimi është i ndaluar dhe po ashtu të gjitha aktivitetet, me përjashtim të atyre që ofrojnë shërbim në banesë.