Ndonjëherë edhe pse mendoni se jepni më të mirën nga vetja për një marrëdhënie të lumtur dhe romantike, ka disa të meta personaliteti që mund të prekin lumturinë dhe mund të sjellin shkatërrimin.
Zbuloni pse nuk ju zgjatin marrëdhëniet në çift sipas shenjës astrologjike që keni.
Dashi-Dashët janë gjithmonë gati për aventura dhe ndryshime, por kjo mund të ketë ndikim negativ tek lidhjet që krijojnë. Ata urrejnë të parashikojnë dhe të pushtohen nga rutina prandaj shpesh ja mbathin pa dhënë asnjë shpjegim. Personat e kësaj shenje presin shumë nga të tjerët pa i shprehur asnjëherë me fjalë mendimet që kanë. Kjo natyrë kërkuese nuk mund të krijojë lidhje afatgjata me persona impulsive.
Demi-Demat janë përgjithësisht kokëfortë dhe të vështirë për t’u njohur. Ata janë aq të fiksuar pas suksesit dhe bëjnë çdo gjë për ta arritur, por kjo peshon tek marrëdhëniet që krijojnë. Personat e shenjës së demit duan t’i bëjnë gjithmonë gjërat siç duan dhe duhet që të tjerët t’i ndjekin.
Binjakët-Defekti fatal i binjakëve është të qenit disi “mizorë” dhe të mos menduarit për të tjerët. Sjellja e tyre mund të shihet si ftohtësi apo pandjeshmëri. Ndonjëherë ata mund të jenë edhe lëndues me partnerin kur në fakt ai nuk ju ka asnjë faj.
Gaforrja-Gaforret janë tejet të ndjeshme dhe kjo është si një thike me dy presa. Vërtet duan dhe ndjejnë thellësisht, por reagojnë edhe pa u menduar dhe i marrin gjerat personale.
Luani-Luanët kane gjithmonë nevoje për vëmendje. Lidhja me një person te kësaj shenje vërtet është pasionante, por edhe rraskapitëse. Ata duan gjithë kohës vlerësime dhe elozhe dhe gjithkujt i duhet energji për ta bere lidhjen te ece me tej. Kjo gjë bën qe marrëdhëniet me ta te mos zgjasin shume.
Virgjëresha-Virgjëreshat janë pafundësisht kritike. Ato duan qe çdo gjë te behet ne perfeksion dhe kane norma te larta për gjithçka. Me një person te tille është e vështirë te ndihesh mjaftueshëm mire.
Peshorja-Peshoret janë shume te mira për te krijuar një lidhje, por kane edhe ndonjë defekt te vogël. Ne përgjithësi lidhjet me ta zgjasin goxha.
Akrepi-Mjaft emocionale akrepat njihen si persona qe kane probleme angazhimesh dhe intimitet, ata shpesh nuk dine si te veprojnë ne një lidhje, nuk kane besim tek te tjerët dhe ju duket sikur nga momenti ne moment partneri do i braktise. Duke mos dashur te arrijnë këtu janë vete ata qe mund t’i japin fund gjithçkaje.
Shigjetari-Duke qene se janë shume te pavarur, shigjetaret kane frike se duke krijuar lidhje te qëndrueshme mund ta humbasin këtë pavarësi. Ata duan te kenë gjithçka nen kontroll dhe kjo behet e mërzitshme për tjetrin.
Bricjapi-Marrëdhënia me një bricjap mund te behet mbytëse. Shume te përgjegjshëm dhe me qëllime te mirëmenduara shpesh mund te bëhen te mërzitshëm. Ne fakt për një lidhje te vazhdueshme duhet here pas here te provohen gjera te reja.
Ujori-Me një person te shenjës se ujorit është e vështirë te ndihesh rehat. Ata janë misterioze dhe nuk e kupton dot se çfarë ndiejnë ne te vërtetë. Pranë tyre ndihesh i pasigurte dhe ke shume pikëpyetje.
Peshqit-Pavarësisht aspektit romantik, peshqit janë persona qe zhduken shpesh. Kur gjerat nuk ju shkon si i kishin ëndërruar ata humbasin e shndërrohen ne fantazma prandaj nuk mund te kesh besim tek ta.