Në Piramidën e Tiranës kanë nisur punimet për ta shndërruar në një qendër të teknologjisë digjitale.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook pamjet e punimeve dhe projektin 3D, sesi do të duket pas përfundimit të punimeve.
“Vijon puna për qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në rajon, e cila do ta bëjë PIRAMIDËN adresën e fëmijëve dhe të rinjve të shekullit XXI. Një projekt transformimi arkitektonik i studios së famshme hollandeze MVRDV”, shkruan kryeministri.
Piramida, siç ka thënë edhe më parë Rama, do të shndërrohet në qendrën më të madhe invoacionit dhe zhvillimit të inteligjencës artificiale në rajon.