Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste do të fillojë një fushatë hapej në PS ku do të krijohen mundësi gjithë përfshirëse dhe se kush nuk ka arritur objektivat në terren duhet t’i lërë vendin dikujt tjetër. Rama tha se do të ngrihet një komision i Posaçëm riorganizimi dhe se me 12 qershor do të thirret një kongres i jashtëzakonshëm dhe të paraqesë vizionin Shqipëria 2030.
‘Kjo është një 74 shumë domethënëse, për shkak të tërmetit dhe pandemisë. Gati për të mbajtur me dinjitet të lartë përgjegjësinë e shumicës së re qeverisëse, gati për të analizuar në çdo aspekt mandatin e dytë dhe të kuptojmë sa më qartë se ku duhet të ndërhyjmë për të përmirësuar më tej. Do të nisim një fushatë hapje të PS ku nga njëra anë do të krijojmë një mundësi përfshirëse për të gjithë atao që duna të bëhen pjesë e PS. Kush nuk e ka arirtur objektivin duhet që ti lërë vendin dikujt tjetër. Një komision i posaçëm riorganizimi do të ngrihet me shpejtësi në çdo qark do të ngrihen nën drejtimin e të deleguarve që të organizojnë këtë aksion përtëritës, në 12 qershor është dita e duhur për të thirrur kongresin e jashtëzakonshëm dhe të përqasim vizionin Shqipëri a2030 dhe angazhimin e ri të kalenadarit qeverisës.’- tha Rama.