Kryemininstri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga Parku i Liqenit Artificial.

Kreu i qeverisë nuk ka zgjedhur që të thotë shumë fjalë drejtuar miqve të tij vitual, por ka lënë pamjet që të flasin, të cilat tregojnë për një transformim të këtij parku.

“Mirëmëngjes nga parku i liqenit të Tiranës”, shkruan Rama, krahas videos.

Parku është një nga destinacionet e preferuara të kryeqytetasve për të kaluar duke bërë xhiro në natyrë apo edhe për të ushtruar aktivitet sportiv.