Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga fshati Lekaj në Rrogozhinë, ku tregon ndryshimin që ka sjellë investimi në kanalet vaditëse për zonën në kultivimin e frutave e perimeve.

Rama shkruan se aty ku deri para 7 vitesh nuk kishte ujë për tokën, sot janë 400 hektarë të kultivuara me perime, 160 hektarë vresht, 80 hektarë pemë frutore dhe 50mijë rrënjë ullinj.

“Lekaj, Rrogozhinë – Një pamje e bukur e Shqipërisë që punon. Aty ku deri para 7 vjetësh s’kishte ujë për tokën, sot janë 400 ha të kultivuara me perime (shalqi, domate, speca), 160 ha vreshta kryesisht kultivarë rrushi për tavolinë, 80 ha pemë frutore (pjeshkë, nektarinë, kumbull) dhe rreth 50 mijë rrënjë ullinj”, shkruan Rama.