Kreu i qeverisë, Edi Rama ka rikujtuar periudhën kur dikur drejtonte kryeqytetin, teksa ka ndarë një video në një nga rrugët kryesore të Tiranës.
Në video shihet gjelbërimi nga pemët, për të cilat Rama thotë, se është kënaqësi t’i shohësh, kur kujton se kur u mbollën ishin pak më të larta se ai edhe pse nuk është i shkurtër.
‘Mirëmëngjesi kënaqësi kur kujtoj se kur i mbollëm ishin pak më të lartë se unë edhe pse i shkurtër nuk isha!’- shkruan Rama.