Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sot me një video nga Pediatria e re në QSUT, që e konsideron një investim të shumëpritur. Sipas Ramës Pediatria e re do të sjellë shërbim shëndetësor me standarde optimale për fëmijët.

“Mirëmëngjes dhe me Pediatrinë e Re të Tiranës, një investim i shumëpritur për shërbimin shëndetësor me standarde optimale për fëmijët, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ky investim përfshin rikonstruksionin e plotë të kompleksit të Spitalit Pediatrik, që përbëhet nga dy godina, Pediatria e Specializuar dhe Pediatria e Përgjithshme si dhe ndërtimin e godinës së re, e cila ka përfunduar, të Urgjencës, Reanimacionit dhe Kirurgjisë Pediatrike me katër salla operacioni.