Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e infrastrukturës ujitëse të tokave bujqësore.

Rama shprehet se ajo ishte degraduar prej 20 vitesh në një bombë me sahat dhe sot është në funksion të plotë.

“Ja një nga investimet më të mëdha në infrastrukturën ujitëse të tokave bujqësore, ajo e sistemit të vaditjes të Janjarit, degraduar prej vitesh në një bombë me sahat dhe sot në funksion të plotë, qysh prej muajit prill me 20 milionë m3 ujë për rreth 5 mijë hektarë tokë buke në të gjithë zonën e Konispolit”, shkruan Rama.