Real Madrid ka vuajtur shumë këtë sezon në krahun e djathtë për shkak të dëmtimeve të shpeshta të Carvajal, me Zidane, që nuk ka pasur besim në aktivizimin e Alvaro Odriozola dhe nuk dëshiron të mbështetet te ai as në të ardhmen.

Prestigjozja Todo Fichajes bën me dije se Real Madrid po mendon afrimin e një mbrojtësi të djathtë dhe së fundmi listën e të preferuarve është edhe ylli i kombëtares sonë, Elseid Hysaj. Kontrata e 27-vjeçarit me Napolin përfundon në fund të qershorit dhe rinovimi është shuar si mundësi.

Për Hysajn interesohen edhe Roma, Atletico Madrid, Fiorentina dhe Sevilla, por futja në garë e Real Madrid e dërgon të ardhmen e yllit të kombëtares në një tjetër rrjedhë. I njëjti burim bën me dije se Real Madrid ka zhvilluar kontakte me Mario Giuffredi, agjentin e Hysajt.