Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka komentuar deklaratën e ish-kryemkinistrit Berisha, i cili tha dje se vendimi për të shkuar në zgjedhje në 13 qershor, ishte votuar unanimisht nga Këshilli Kombëtar. Në një postim në rrjetet sociale, Nishani I drejton një mesazh të fortë Berishës, ndërsa thekson se tani më shumë se kurrë “kemi nevojë për të vërtetën”. Sipas Ristanit, Berisha është keqinformuar dhe se nuk ka qënë Këshilli Kombëtar që ka votuar për 13 qershorin. Ristani thekson se Këshilli Kombëtar nuk diskutoi dhe as votoi për datën e zgjedhjeve, data ishte vendosur nga Kryesia, dhe Këshili Kombëtar votoi vetëm përberjen e Komisionit te organizimit te zgjedhjeve.
“Dje, z. Berisha, ne lidhje me hapjen e gares per kryetar te PD dhe caktimin e dates 13 qershor per votim, ka deklaruar se: “Padiskutim duhej bërë një analizë serioze e të gjithë veprimtarisë së Partisë Demokratike. Nuk kam qenë kundër as të parës dhe as të dytës, por një votim të cilin e voton Këshilli Kombëtar, si ata që kërkonin dorëheqjen e Bashës, por edhe ata që mbronin vazhdimin e kryetarit, atëherë unë në këtë rast preferova që të hesht. Mos të merrem me çështjen. Sepse vendimi ishte unanim”
Do doja te sqaroja se z .Berisha, se sepaku, eshte i keqinformuar. Këshilli Kombëtar nuk diskutoi dhe as votoi per daten e zgjedhjeve. Pas deklarimit nga Sekretari i Pergjithshem dhe z. Basha, se caktimi i dates ishte vendim i Kryesise dhe data ishte vendosur nga Kryesia, Këshili Kombëtar votoi vetem perberjen e Komisionit te organizimit te zgjedhjeve.
Pra thjesht dhe qarte, nuk eshte shqyrtuar nga KK hapja e gares dhe caktimi i dates se zgjedhjeve per kryetar te PD dhe sigurisht nuk eshte votuar fare per kete. Se dyti z. Berisha dhe cdo kush, mund te lexoje fjalen e Kryetarit te KK se cfare ka thene per zgjedhjet (kohen dhe gjithcka tjeter). Une personalisht, por edhe disa foles te tjere, ne fjalen e tyre, kerkuam te kishte kohe te mjaftueshme per analize dhe per pergatitjet per zgjedhje, por e perseris, kjo nuk u pranua te votohet ne Keshillin Kombetar.
Sot me shume se kurre kemi nevoje per te verteten.”-shkruan Ristani.