Konkurrentët e emisionit “Për’puthen” janë kthyer në personazhet më të ndjekur të këtyre muajve në media e rrjete sociale dhe gjithçka rreth tyre përbën interes të madh për publikun.
Si personazhet më të përfolur të momentit dhe më të komentuarit në rrjete sociale, ata janë të kërkuar momentalisht për reklamime të bizneseve të ndryshme dhe po përfitojnë shuma të mëdha parash.
Jeni kuriozë të dini sa fiton Atdheu nga rrjeti social Instagram? Sipas “Express”, ai paguhet 500 euro për një postim, duke ia kaluar edhe personazheve VIP që kanë vite në ekran.
Megjithëse u bë kohë në emision, konkurrenti ende s’ka krijuar një lidhje dhe pëlqimet e tij janë të lëkundura. Teksa del me Antonelën dhe ngacmohet me Sarën, ai është parë së fundmi edhe në shoqërinë e Sindit jashtë emisionit.
Në një video të publikuar dy ata duken shumë të afërt, teksa Atdheu i pëshpërit diçka në vesh Sindit. Duket se biseda mes tyre është serioze, sepse as njëri dhe as tjetri nuk po buzëqesh, por videoja lë vend për dyshime. Në fakt ata të dy kanë thyer edhe rregullin bazë të programit që nuk duhet të takohen jashtë bashkë dhe nuk e dimë nëse produksioni i “Për’puthen” do të marrë masa për dy konkurrentët. Ndërkohë nuk e dimë se çfarë kanë diskutuar bashkë Sindi dhe Atdheu, ndaj do të presim një shpjegim prej tyre për këtë situatë.