Nga Entela Resuli

Një nga k rimet më të rëndĕ që na ka shoqëruar gjithë këto vite në kronikat e lajmeve ka qenë rrë mbimi dhe zh dukja e biznesmenit, shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Vitin e kaluar, kur u mbushën 25 vite nga ky moment, familja ndërpreu kërkimet që i kishte vazhduar çerek shekulli. Djali i Hoxhës, Ardiani, i cili prej vitesh, u kishte bërë kërkesa institucioneve për zbardhjen e kësaj ngjarje, u dorëzua! Përpjekjet e tij që shteti ta merrte seriozisht këtë çështje duket se nuk kishin më kuptim. Hoxha kishte kërkuar nëpërmjet letrave zyrtare, por edhe personalisht, kohët e fundit kryeministrit Edi Rama që të mundësonte rihapjen e kësaj çështje, ashtu siç edhe i kishte premtuar, për të mësuar më shumë për rrë mbimin dhe zh dukjen e babait të tij, por asgjë nuk u bë.

Dën imin e atyre që urdhëruan v ras jen e babait të tij, Ardiani ia la në dorë Zotit! Sali Berisha ka qenë një ndër të aku zuarit kryesorë të familjes Hoxha. Sipas tyre, mbi rr ëmbimin dhe z hdukjen e Remzi Hoxhës kishte dorë ish-presidenti i asaj kohe Sali Berisha. Dhe po sipas familjes Hoxha, gjatë gjithë këtyre viteve ai ka pe nguar zbardhjen e kësaj çështje. Një javë më parë, ish-presidenti dhe ish-kryeministri u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit “për akte kor ruptive që cenojnë demokracinë në Shqipëri”.

–Ardian, ju keni akuzuar Sali Berishën për rr ëmb imin dhe zhd ukjen e babait tuaj, por cila ishte ndjesia që patët kur u informuat se ai (Sali Berisha) ishte shpallur “non grata” nga ShBA? Kur u informova që Sali Berisha u shpall person “non grata” në ShBA, normalisht u ndjeva mirë pasi ishte një rikonfirmim i asaj që ne e kemi thënë dhe ditur prej shumë kohësh, që Sali Berisha është një njeri i lig, një njeri që ka bërë shumë kri me, një  k rim inel.

Pra ka ardhur koha që të gjitha zullumet që ka bërë në këto 30 vite të dalin në shesh. Ndoshta tani është vetëm fillimi i daljes së tyre në dritë. Le të shpresojmë edhe njëherë… Ai tani është në kohën e pleqërisë që normalisht do duhej të thotë se nuk ka më ndikim direkt në vendimet politike, por unë mendoj që, sa është gjallë ai do të jetë pengesë për të gjitha zhvillimet në Shqipëri. Rrjedhimisht edhe për zbardhjen e kr im e ve të ndryshme që ka bërë dhe janë bërë në kohën e tij. Shpresoj që shpallja ”non grata” të jetë vetëm fillimi i rënies së lavdisë që ai aq shumë e kishte kërkuar dhe ëndërruar, qoftë edhe duke shkelur mbi ku foma.

–E konsideroni të vonuar këtë vendim të Departamentit te Shtetit? E konsideroj pak të vonuar të them të drejtën, por përsëri, si i thonë asaj fjalës së urtë popullore, “më mirë vonë se kurrë”. Mendoj se me këtë vendim është thyer akulli i Sali Berishës dhe tani mendoj se duhet të dalin të gjitha k rim et që ai ka bërë, jo vetëm rrë mbimi dhe vr asja e babait tim. Do të dëshiroja që sa të jetë gjallë t’i përjetojë të gjitha këto turpërime, dhe mos të shkojë në botën tjetër pa i ndjerë të gjitha këto poshtërime të cilat i meriton, një e nga një.

–Po reagimin e Berishës, faktin që do e hedh në gjyq për shpifje Sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, si e shikoni ju? Propagandë dhe për të tërhequr vëmendjen në kah tjetër. Ai e ka shumë të vështirë të ndryshojë rrjedhën dhe është shumë qesharake kjo padi. Po kaq qesharake dhe e çmenduri e radhës është që thotë se është shpallur “non grata” për shkak të Kosovës.

–Mendoni se do dë nohet? Do të duhej, patjetër. Ai këtu ka qenë dhe kri met e tij i kemi parë ashiqare, por gjithashtu ka qenë i zoti për t’i mbuluar, megjithatë vjen një ditë kur jo gjithçka fshihet. Një ditë do të dalë boja.

Për aq vite jetë sa i kanë mbetur dhe sa është gjallë Sali Berisha, mendoj se do të këtë pleqërinë më të keqe që ka kaluar dikush. Do të ndihet i poshtëruar, do të ndihet keq për vetën, por edhe për pasardhësit e tij, të cilëve nuk u ka lënë vend në Shqipëri. (DITA)