Mero Baze
Sali Berisha po përpiqet ta paraqes damkosjen prej SHBA, si një skenar ku disa lobistë e kanë caktuar atë viktimë, me shpresë se kështu do të ul rëndësinë e këtij akti të pashembullt në historinë e Ballkanit për figura kaq të larta politike. Diku thotë se autori I këtij skenari është Donald Lu, dhe e ka realizuar atë në vitin 2019, pastaj thotë ma bëri Sorosi me Edi Ramën, ndërkohë që më 2019 ka qenë në pushtet Presidenti Trump, armiku Sorosit, diku thotë që ja ka bërë stafi I ri I Shtëpisë së Bardhë se Sekretari Blinken ka pas nënën që ka punuar tek Sorosi, diku nën zë, thotë që ja kë bërë Luli që nakohet në ambasadë se do më vras Doktori, e kështu me rradhë.
Në thelb ai po përpiqet ta shndërroj në një telenovelë atë që ka ndodhur, me qëllim që të mos flitet për të, por për ndëshkuesit e tij.
Akoma më qeshrake është përpjekja e tij për të sqaruar akuzat, pa ja kërkuar njeri. Për shembull se ku ka gjetur një Tv në Kosovë dhe I ka sqaruar se ka vetëm një apartament të vogël dhe ca kursime bashkë me gruan, ndërsa fëmijët nuk kanë pasur mundësi të kenë vjedhur se nuk kanë punuar në shtet.
Në fakt ky është I gjithë problemi ka ajo si familje e korruptuar, se po të kishin biznes të ndershëm dhe të ishin milionerë, s’do ti akuzonte askush. Problemi është se në letra ka aq sa thotë Berisha, por ajo që nuk thotë Berisha janë miliona euro të paligjshme që i biri I tij I demonstron hapur në bizneset e veta jo fitimprurëse, siç është televizioni I tij, e deri tek boronicat, ku më shtrenjt shet me qira llamarinat e magazinave për të justifkuar lek me faturë, se sa bën ndonjë biznes.
Problemi që ka familja Berisha si e korruptuar është se fëmijët e tij përfshi dhe gruan nuk kishin poste në qeverinë e tij, por të gjitha postet vareshin prej tyre. Ata ishin diktuesit e çdo privatizimi çdo koncesioni, çdo tenderi dhe çdo përfitimi nga fondet publike. Ata ishin pas çdo skandali, përfshi dhe ato me vdekje si e Gërdecit, pas çdo gjobe ndaj biznesmenëve që kërkonin pare në shkëmbim të firmës së babait , dhe pas çdo privatizimi, siç ishte klubi Partizani.
Superakzua ndaj Berishës, është se ai ka minuar demorkacinë në vend, një akuzë e rënd, që përfshin brenda faktin se ai ka hedhur në erë sistemin demokratik në Shqipëri, si destabilizues I zgjedhjeve të lira në vend, si persekutor I kundërshtarëve politik, duke I burgosur, si një nga 10 armiqtë botëror të lirisë së shtypit, si kapës I shtetit përmes familjes së tij, si shantazhues I sistemit të drejtësisë me prova konkrete publike, siç qe gjyqi I Gërdecit, 21 jansrit dhe procesi ndaj Ilir Metës, etj.
Përpjekja për ti paraqitur informcionet që ka SHBA dhe shqiptarët për familjen Berisha, si konspiracion I SHBA kundër tij, është përpjekje e një deliranti të sëmurë që mendon se SHBA e ka mendjen tek ai gjithë ditën dhe më në fund një dit mori hak.
SHBA nuk ka asgjë personale me Sali Berishën dhe familjen e tij, me atë venbdim, por e ka me ne të gjithë, me popullin shqiptar. SHBA I ka foruar popullit shqiptar një standart ndëshkimi për udhëheqësin më të rëndësishëm të tranzicionit, që shqiptarët duhet ta pranojnë. SHBA I ka treguar me gisht shqiptarëve, se ky njeri është një minues I demokracisë në Shqipëri, një përfitues në mënyrë të paligjshme i fondeve publike dhe një shatanzhues I sistemit të drejtësisë. Na ka ndihmuar si të pafuqishëm, që ta zbojmë këtë njeri dhe modeline tij, nga politika shqiptare.
Ky është epitafi më I rënd që mund ti vendoset një politikani mbi pllakën e varrit. Sali Berisha tashmë e ka të gdhendur këtë epitaf. Dhe është krejt I pafuqishëm për ta prishur atë, pasi është një epitaf I gdhendur për historinë e tij dhe familjes së tij kriminale, në kujtesën e çdo shqiptari.