A do të dëshironte Andriy Shevchenko të ishte trajner i Milanit një ditë? I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, ish-sulmuesi kuqezi, tani në stolin e Ukrainës, u përgjigj si vijon: “Milani është shtëpia ime, do të doja të kthehesha herët a vonë dhe nëse ka ndonjë mundësi ta marr drejtimin e tij. Por, ne po flasim për të ardhmen. Tani jam duke menduar të drejtoj Ukrainën në mënyrën më të mirë të mundshme. Pioli ka një ekip që e ndjek atë, shpresoj të kualifikohen në Champions League”.
Duke folur për kualifikimin, fituesi i “Topit të Artë” u pyet nëse e meriton më shumë Milani apo Juve: “Unë brohoras për Milanin, sigurisht, por në fund të fundit le të triumfojë kush e meriton. Milani duhet të përballet me një ndeshje shumë të vështirë në Bergamo. Rënia e ekipit kuqezi në fazën e dytë? Nuk mund të luash gjithmonë me një mijë në orë… Ka ndikuar dhe mungesa e Ibrahimoviç, një lider nga të gjitha pikëpamjet”.
Gjatë intervistës, Shevchenko foli gjithashtu për aventurën e parë të Andrea Pirlos si trajner, për vite partneri i tij te Milani: “Çfarë do të bëja nëse do të isha në Agnelli? Unë nuk jam president, nuk e di. Andrea ka nevojë për kohë, në Kupën e Italisë ka treguar se mund të sjellë rezultate. Sezoni ishte i vështirë, por ekipi është ende aty”.