Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se mazhoranca është e vendosur të vijojë me procesin e shkarkimit të Presidentit të Republikës, pasi sipas tij ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme.
“Besoj që jeni vënë në dijeni që prej ditës së premte është institucionalizuar kërkesa e rreth 50 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, depozituan kërkesën për fillimin e procedurës së shkarkimit Presidenti i Republikës përpara dhe gjatë fushatës ka kryer veprime që shkelin Kushtetuetën e Shqipërisë. Kemi pasur edhe një Rezolutë të mëparshme që i kërkonim Presidentit të rikthehej në binarët e Kushtetutës. Presidenti nuk e ka respektuar këtë rezolutë të vitit 2019 dhe ka vijuar me shkeljen e Kushtetutës. Ndaj Kuvendi do të shprehet me vendim për këtë. Unë besoj se Kuvendi aktual e ka sovranitetin për ta shqyrtuar këtë proces”, tha Balla.
Si një prej firmëtarëve të dokumentit për nisjen e procesurës së shkarkimit, Balla tha se në këtë dokument janë paraqitur të gjitha provat e nevojshme dhe të domosdoshme për ta iniciuar këtë proces.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se nisma e parë për shkarkimin e Presidentit Meta nuk u konkludua në respekt të opinionit të Komisionit të Venecias.
“Në ruajmë respekt maksimal sepse ka një vlerë të pakundërshtueshme për ne si institucion”, tha ndër të tjera Balla.