PSG është kualifikuar në finalen e Kupës së Francës pasi ka mundur në gjysmëfinale me penallti Montpellier.

Por gjithë vëmendja është te Neymar. Arsyeja? Një karton i verdhë i marrë nga braziliani 5 minuta pas futjes së tij në fushë në pjesën e dytë. Një karton që do t’i kushtojë finalen e kupës për shkak skualifikimi.

Braziliani ka shprehur gjithë pakënaqësinë e tij kundër arbitrit në rrjetet sociale.

“Luaj pesë minuta, bëj faull dhe menjëherë karton i verdhë pa u menduar gjatë… faleminderit që më përjashtuar nga finalja”, ka qenë mesazhi i Neymar për arbtirin.

O’Ney është i bindur se bëhet fjalë për një çështje mes tij dhe arbitrit: “Mendoj se ka diçka personale”, ka shtuar braziliani.