Egoiste, arrogante dhe mendjemëdhaja, duket se disa nga shenjat e horoskopit nuk njohin përemër tjetër vetor përveç “Unë” ! Ndonjëherë, mund të mendoni: e ç’të keqe ka të mendosh për veten para të gjithëve? Por të qenët egocentrik, të menduarit se ju vleni mbi të tjerët dhe mungesa e empatisë nuk janë fort virtyte me të cilat duhet të mburreni. Ndonëse shumë gjëra në jetën tonë janë rezultat i zgjedhjeve tona, pra ne vetë vendosim për fatin tonë, jo rrallë herë yjet hyjnë në lojë e në këtë rast për ta zbutur pak situatën, themi që shenjat e mëposhtme të zodiakut “drejtohen” nga forcat e jashtme kur tregohen egoiste, mëndjemadhe dhe arrogante, pra , jo se duan !

DASHI: Kur e kuptoni se çfarë dëshironi, thjesht shkoni për ta marrë. Është diçka pozitive, për aq kohë sa mund ta kontrolloni. Ja që shpesh ndosh që situata t’ju dalë jashtë kontrollit. Natyrisht, mundoheni ta shpjegoni pse copa e fundit e picës e mbetur në kuti ju takon juve dhe askujt tjetër, ndërsa në sytë e të tjerëve mbeteni gjithmonë i etiketuar si…egoist!

LUANI: Motoja juaj është ‘çfarë të sheh syri, atë do marrësh’. Karakterizoheni nga guximi për të kaluar çdo pengesë, vetëm e vetëm që të arrini majën. Nuk e mendoni aspak që të ndaleni kur shihni diçka që doni, duke e bërë të qartë për çdokënd tjetër që të vetmit fitimtarë jeni ju dhe vetëm ju! E nëse dikush tjetër e do të njejtën gjë si ju, thjesht uleni ta këshilloni që po bën gabimin më të madh të jetës.