Shqipëria ka marrë zyrtarisht Presidencën 1-vjeçare të Nismës Adriatiko-Joniane/EUSAIR, e cila fillon nga data 1 qershor 2021.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë takimit të dytë online të këtij forumi, theksoi se Shqipëria qëndron në të njëjtën linjë sa i përket prioriteteve dhe vendosmërisë për të rritur bashkëpunimin rajonal me një fokus të veçantë tek të rinjtë.
Sipas saj, investimi tek të rinjtë është investimi më i mirë dhe më i qëndrueshëm drejt objektivit të rëndësishëm strategjik të kësaj nisme, integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor.
Fjala e plotë e Olta Xhaçkës
Për mua, për Shqipërinë kjo me të vërtetë është një rastësi e bukur sepse Tirana është shpallur Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022, që do të thotë se ne kemi një mundësi shumë të mirë për të krijuar sinergji dhe për të promovuar projekte dhe iniciativa prej të cilave do të përfitojnë të rinjtë në të gjithë vendet tona. Do të doja të ftoja të gjithë miqtë dhe kolegët tanë të punojnë ngushtë së bashku dhe të shfrytëzojnë sa më mirë këtë mundësi, në mënyrë që NAJ-EUSAIR të realizojë potencialin e saj përtej rolit që ka pasur deri më tani, si një vendtakim për dialog politik”, u shpreh kryediplomatja në mesazhin drejtuar forumit, ku mori pjesë edhe komisionerja e KE për kohezionin dhe reformat, Elisa Ferreira.
Drejtimi i kësaj nisme nga vendi ynë, vjen pas presidencës së suksesshme të Shqipërisë të OSBE gjatë vitit 2020 dhe njëherësh edhe të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi, për 6 muajt e parë të vitit 2021
Unë ju falënderoj të gjithëve për këto dy ditë shumë produktive, me kontribute dhe diskutime shumë interesante. Më duhet të them se pas këtij forumi ndihem shumë e inkurajuar që do të jemi në gjendje të çojmë përpara një axhendë ambicioze.
Dua të falënderoj të gjithë pjesëmarrësit për vullnetin e tyre të mirë. Dhe jam e lumtur që jemi në të njëjtën linjë përsa i përket prioriteteve dhe vendosmërisë për të rritur bashkëpunimin rajonal me një fokus të veçantë tek të rinjtë tanë.
Për mua, për Shqipërinë kjo me të vërtetë është një rastësi e bukur sepse Tirana është shpallur Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022, që do të thotë se ne kemi një mundësi shumë të mirë për të krijuar sinergji dhe për të promovuar projekte dhe iniciativa prej të cilave do të përfitojnë të rinjtë në të gjithë vendet tona.
Dhe sigurisht, investimi tek të rinjtë është investimi më i mirë dhe më i qëndrueshëm drejt objektivit të rëndësishëm strategjik të kësaj nisme, integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor, i cili arrihet më së miri duke nxitur bashkëpunimin midis nesh.
Kështu që, dua t’ju falënderoj të gjithëve dhe në fund do të doja të ftoja të gjithë miqtë dhe kolegët tanë të punojnë ngushtë së bashku dhe të shfrytëzojnë sa më mirë këtë mundësi në mënyrë që NAJ-EUSAIR të realizojë potencialin e saj përtej rolit që ka pasur deri më tani, si një vendtakim për dialog politik.